Projektligji për çmime tavan, Hoti konstaton se “është i papërmirësueshëm” dhe se “as do ta mbrojë konsumatorin”
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka konstatuar se Projektligjin për çmimet tavan si të papërmirësueshëm.
“Projektligji... është i papërmirësueshëm”, deklaroi ai.
Sipas tij, drafti nuk mund të harmonizohet me parimet e tregut të lirë në kohë inflacioni.
“Asnjë amendament nuk mund ta sjellë... në linjë me kërkesat e tregut të lirë”, theksoi Hoti.
Ai paralajmëroi pasoja ekonomike.
“Masat... nuk do ta mbrojnë konsumatorin. Ato do ta dëmtojnë biznesin”, u shpreh ai.
Hoti kritikoi mungesën e konsultimeve publike dhe kërkoi masa në kërkesë dhe ofertë.