Projektiligji për krimet e luftës në Kosovë, Haxhiu kritikon opozitën: Do të duhej të ishim të unifikuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Themelimin e Institutit të Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka përshendetur miratimin e Projektligjin për Themelimin e Institutit të Krimeve të kryera gjatë luftës, duke kritikuar partitë opozitare.
“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës”, tha Haxhiu.
“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar” tha ajo më tutje.
Postimi i saj i plotë:
Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës.
Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar.
Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!
Megjithatë, falenderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve.