Projektbuxheti, Rrahmani dhe Korenica ende nuk kanë qëndrim - NACIONALE

Projektbuxheti, Rrahmani dhe Korenica ende nuk kanë qëndrim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët Eman Rrahmai dhe Visar Korenica ende nuk kanë qëndrimin rreth Projektligjit për Buxhetin.

Ata kanë bërë me dije se ende nuk kanë vendosur nëse do ta përkrahin apo jo këtë buxhet.

Dy deputetët që së fundi janë larguar nga partia në pushtet kanë thënë se ky dokument ende duhet analizuar.

“Nuk është që kemi ende qëndrim pasi që ka material që duhet me u analizu dhe me u pa se çfarë rrjedhjash ka dashur qeveria të ketë prurje me projektbuxhetin e ri. Mbetet me e vlerësu”, ka thënë deputeti Eman Rrahmani në RTV Dukagjini.

Edhe deputeti tjetër Visar Korenica ka thënë se nuk kanë kushte për këtë projektligj.

“Nuk ka kushte. Ajo që duhet me kuptu për buxhetin është se çdo projekt i përfshirë brenda në buxhet, nëse është në të mirë të vendit ka me u mbështet. Dhe çdo tentativë për keqpërdorim të buxhetit ka me u kundërshtu”, është shprehur ai në RTV Dukagjin.

Lajme të ngjashme