Programeri nga Kosova që krijoi gjuhën e parë programuese në shqip - NACIONALE

Programeri nga Kosova që krijoi gjuhën e parë programuese në shqip

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Programeri Ardit Xhaferi, ka arritur të krijoj gjuhën e parë programuese në Gjuhën Shqipe.

Ai punon si programer në kompaninë Starlabs, ndërkaq ka përfunduar shkollimin e tij për teknologji dhe programim në kompaninë tonë simotër – Shkollën Digjitale.

Arditi, i cili ka 19 vjet aktualisht, ka arritur në nivelin mid-developer për me pak se tri vite dhe është një ndër punëtorët më të dalluar të StarLabs.

Për të ndihmuar të rinjtë, por e kanë të vështirë të mësojnë gjuhë të huaja, të kuptojnë logjikën në gjuhën e tyre amtare, ai së fundmi propozoi planin e tij për zhvillimin e gjuhës së parë programuese në gjuhën shqipe.

Kjo ide është përkrahur nga StarLabs në kuadër të programit të rregullt që ka për punonjësit e vet, e që titullohet “Inkubatori i Biznesit”.

Gjuha programuese që ka krijuar Arditi në gjuhën shqipe titullohet “Pasi që një P”, dhe mund të gjendet në faqen zyrtare te Ardit Xhaferit: ardit.dev

Lajme të ngjashme