Program i pasur me shfaqje: Në Prizren po mbahet “Prizren Fest” - NACIONALE

Program i pasur me shfaqje: Në Prizren po mbahet “Prizren Fest”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga 22 korriku në komunën e Prizrenit ka nisur të mbahet “Prizren Fest”.

Shumë shfaqje në lokacione të ndryshme pritet të mbahen deri më 28 korrik.

Njoftimi:

Me prezencën e shumë artistëve dhe artdashësve, si dhe përfaqësues institucional, në kryeqendrën kulturore të vendit, në Prizren, filloj edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur- PRIZREN FEST, i vetmi i këtij formati në vendin tonë.

Ceremonia e hapjes së PRIZREN FEST-it filloj me fjalimin e drejtorit artistik, Adrian Morina, i cili me shumë emocion tha se një festival i tillë me përmasa ndërkombëtare ka qenë ëndërr e jona e cila po realizohet tash e dy vite.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit fuqishëm ka mbështetur PRIZREN FEST-in. Kryeatri i Komunës së prizrenit, Shaqir Totaj, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së hapjes së PRIZREN FEST-it e theksoj se ky festival plotëson mozaikun e festivaleve në Prizren, duke sjell shumë publik nga e gjithë bota e duke e futur kështu në hartën artistike qytetin tonë dhe Kosovën.

E vecanta e kësaj natë ishte mirënjohja për kontributin jetësor që iu nda aktorit të madh Enver Petrovci.

Në natën e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur- PRIZREN FEST, u shfaq shfaqja e cila është bashkëpunim në mes të Teatrul Academic de Dramă și Comedie Dnipro, Ukrainë dhe Compania Collapse Lyon, Francë, “Maidan Inferno” nën regjinë e Clement Peretjatko.

Një shfaqje e cila dha shumë emocion tek publiku, një shfaqje e cila flet për dashurinë, për jetën.Shfaqja bazohet në historinë e dy të rinjve të ndarë në "Të Shtunën e Përgjakshme" në fillim të Revolucionit të Dinjitetit në dhjetor 2013. Ajo rezonon me mitin e Orfeut dhe Euridikës, por në të vërtetë - një vajzë moderne po kërkon të dashurin e humbur mes jetës dhe vdekjes, dhe ferri është ngritur mbi tokë për të marë njerëzit në zjarr. Kjo shfaqje ekziston në tre realitete - reale dhe virtuale. Në të parën ka heronj nga Maidani: një student i filologjisë, një alpinist, një muzikant, një roje sigurie, një gazetar, një infermiere dhe një prift. Është dialog dinamik mes personazheve të përfaqësuar nga kukullat. I dyti është realiteti i brendshëm i dy personazheve kryesore, Ania (studentja) dhe Oresti (alpinisti). Këtu disa monologje luhen nga dy aktorë. I treti është Facebook-u teatror gjatë të cilit katër aktorët i drejtohen drejtpërdrejt publikut në formën e një kori. Kjo histori është një përpjekje për të kuptuar ngjarjet e Maidan dhe luftën në Ukrainë. Nuk është vetëm një revolucion por edhe një tregues i ndryshimeve që po transformojnë ndërgjegjen e gjithë botës... Kjo shfaqje u krijua nga shtatori 2021 deri në fund të shkurtit 2022. Fjalët e fundit të performancës, «liri ose vdekje» janë, përveçse një referimi të drejtpërdrejtë për Revolucionin Francez, dëshmia e një brezi revolucionarësh ukrainas që po luftojnë për vlerat demokratike, dinjitetin e tyre dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Prezeca e mbi 15 gazetarëve ukrainas, të cilët po qëndrojnë në Kosovë tash e një vit, e bëri edhe më madhështore natën e parë të PRIZREN FESTIT-it.

Lajme të ngjashme