Prognoza e Goranit për dialogun: Po i afrohemi fundit të lojës
Dukagjin Gorani, analist i njohur, dje në Pressing të T7 ka bërë një analistë interesante. Në fakt, analiza e Goranit kishte edhe një ngjyrim prognoze.
Pra z. Gorani e parashikoi një gjë. Sipas tij, Kosova e Serbia po i afrohet fundit të lojës së quajtur dialog.
“Jemi duke iu afru fundit të lojës, këtë e dimë. E kemi shtyrë, një muaj e dy muaj, por nuk besoj që do të shtyhet më. Nuk do të kemi më mundësi të i ikim. Është koha që ta përbijmë një të vërtetë, të ja tregojmë shoqërisë e të rrinë në pushtet. Zoti Kurti e zoti Bislimi duhet të përqëndrohen në këtë.” - theksoi ai.
Gorani tregoi se edhe pse u dizajnu termi vetëmenaxhim sipas tij.
“Ai term është i dizajnuar për publikun kosovar. Jo për atë të përgjithshëm që po na pret, që është Zajednica. E përmbajtja e Asociacionit me siguri që është vetëmenaxhimi apo vetëqeverisja. Mirëpo përmbajtja dhe statusi, është status i një Zajednicë. Po e shoh nga Ambasada e Amerikës që po mundohet t’i tregojë Serbisë që nuk bëhet fjalë për një krijesë tjetër, por për atë që jemi marrë vesh vite përpara.” - tha ai.