Krasniqi flet për "ëndrrën" e Kurtit: Dëshiron të jetë disi si Rugova e Thaçi - NACIONALE

Krasniqi flet për "ëndrrën" e Kurtit: Dëshiron të jetë disi si Rugova e Thaçi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook i ka cilësuar veprimet e kryeministrit Kurti të palogjikshme.

Krasniqi, veprimet e Kurtit, i ka cilësuar si ‘strategji për themelimin e “Republikës së Tretë”, pasi sipas tij, i pari i ekzekutivit ëndërron të jetë themelues republike, si Rugova e Thaçi.

Ai ka thënë se vetëm në realizimin e kësaj dëshire Kurti mund të përjetoj iluzionin që t’i duket vetja i madh në histori.

“Veprimet konfliktuale të Albin Kurtit po duken si veprime të palogjikshme, në shikim të parë. Por, ato janë të strukturuara brenda strategjisë së tij për themelimin e “Republikës së Tretë.” Kurti e ka ëndërr të jetë themelues republike, disi si Rugova e Thaçi, bile si De Goli. Vetëm ashtu mund të përjetojë iluzionin që t’i duket vetja i madh në histori. Prandaj po tenton të eliminojë kundërshtarët e Republikës së Tretë nga skena: arsimtarët, veteranët, mjekët dhe rininë prishtinase.” – ka shkruar Kransiqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme