Profesori Krasniqi: Qaq shumë patën bë propagandë për Urën e Ibrit, njerëzit mendojnë që është hap
Profesori universitar, Milazim Kraniqi, i ka përshkruar “sukses në propagandë dhe mjerim në qeverisje” pushtetit aktual, duke e marrë si shembull trumbetimin për punë të kryer hapjen e Urës së Ibrit “këtë verë”.
“Qaq shumë zhurmë patën ba qeveritarët për urën e Ibrit pushtetarët, sa që ka njerëz që mendojnë se ajo asht hap, veç nuk po kallxojnë. Sukses i propagandës, mjerim i qeverisjes”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Kujtojmë se NATO-ja bashkë me shtetet e QUINT-it i rezistuan ashpër nismës së qeverisë së Albin Kurtit, për ta hapur thjesht-ashtu Urën e Ibrit.