Profesori jep disa "mësime nga diplomacia" në Facebook - NACIONALE

Profesori jep disa "mësime nga diplomacia" në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i LDK-së dhe profesori i Diplomacisë, Valon Murtezaj, ka bërë disa leksione për mënyrën se si duhet të jetë një diplomat.

Ai në Facebook ka thënë se diplomacia nuk është një profesion i zakonshëm dhe se ndryshon çdo ditë.

Më tej ai ka renditur disa kritere që duhet t’i ketë një diplomat.

Krejt në fund dhe më e rëndësishmja, lidershipi madhështor është i domosdoshëm, dhe vetëm kjo krijon klimën e përshtatshme që diplomacia efektive të bëhet e mundur në praktikë.” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Mësime nga diplomacia

Diplomacia nuk është një profesion i zakonshëm. Ajo ka avancuar dhe ndryshon çdo ditë.

Globalisht, diplomatëve sot iu kërkohet te zgjidhin probleme, të angazhohen në negociata për të arritur marrëveshje të natyrave të ndryshme.

Negociatat diplomatike mund te kuptohen si duhet vetëm nese iu qasesh nga sa më shumë këndvështrime dhe nëse krijohet frymë e punës ekipore adekuate.

Prandaj, aftësitë diplomatike sot kërkojnë cilësi shumëdimensionale dhe kapacitete profesionale të sakta që të mund të praktikohen në mënyre efektive sipas rrethanave dhe konteksteve.

Kjo kërkon nga një diplomat dhe një diplomate të posedojë një ndërlidhje të eksperiencës dhe dijes në njëren anë, dhe personalitetit me veçori të shquara në anën tjetër.

Krejt në fund dhe më e rëndësishmja, lidershipi madhështor është i domosdoshëm, dhe vetëm kjo krijon klimën e përshtatshme që diplomacia efektive të bëhet e mundur në praktikë.

Lajme të ngjashme