Profesori i UP-së për rezolutën e Edi Rames: Kot dhe e vonuar - NACIONALE

Profesori i UP-së për rezolutën e Edi Rames: Kot dhe e vonuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i UP-së, Fadil Maloku e ka komentuar zhvillimet që po bëhen në seancën e Kuvendit të Shqipërisë ku po diskutohet për raportin e Dick Martytt.

Maloku është shprehur se kjo rezolutë është e vonuar dhe e padobishme.

“Rezolutë e kot, e vonuar, dhe e padobishme, që po përdoret vetëm për konsum të brendshëm”, ka shkruar Maloku.

Ai ka listuar tri elementë që e bëjnë këtë rezolutë të padobishme:

1. Hipokrizia, mashtrimi dhe aktrimi i rrejshëm i ca politikanëve shqiptar, që po e përdorin Rezolutën kundër (kinse) Dick Marty në Kuvendin shqiptar në mënyrën më të paskrupullt, më të pamoralshme..., gati kulmoj edhe me ballafaqime fizike!

2. Kjo dëshmon më së miri mëkatet, që këta politikan ia kanë rënduar mbi supe Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar, këndej kufirit etnik...

3. Tani, pas nëntë vitesh çirren në Parlament, jo për të vajtuar genocidin serb në Kosovë, por, për të marr mandate tjera shtesë në Parlamentin shqiptar. Kjo më bë të besoj shumë se; Kosova (Dardania) mbetet edhe më tej flakadani i shqiptarizmës...

Lajme të ngjashme