“Profesori” i Kurtit thotë se të gjithë janë kundër BDI-së, tregon si mobilizohet vota
Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Më saktë, zhvillimet politike në kampin shqiptar.
Sipas Sulstarovës, të cilin Kurti e kishte quajtur “mik e profesor” të tij, të gjihtë janë kundër BDI-së, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.
Tutje, ai ka numëruar disa hapa, që duhet t’i ndërmarrin partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Te gjithe kunder BDI. Kjo eshte mire, por nuk mjafton. Hapi tjeter eshte artikulimi i gabimeve te BDI, çfare mund te bente dhe s'ka bere ne dy dekada ne pushtet. Hapi i trete: shpjegimi pse secila nga partite qe ka bashkeqeverisur me BDI kete radhe nuk ka pranuar bashkepunimin e metejshem me te. Ne fund, nje program unifikues i partive, si nje platforme politike per shqiptaret ne MV. Keshtu besoj se mobilizohet vota masive per ndryshimin.” – shkroi ai.