“Profesori” i Kurtit merret prapë me Baton Haxhiun, e përmend edhe Trumpin - NACIONALE

“Profesori” i Kurtit merret prapë me Baton Haxhiun, e përmend edhe Trumpin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, sërish është marrë me një deklaratë të Baton Haxhiut, analist dhe pronar i Albnian Post.

Në statusin e tij, Sulstarova, të cilin kryeministri Albin Kurti e kishte quajtur “profesor dhe mik”, ka përmendur edhe Donald Trumpin, ish-president i ShBA-së.

Madje, ai ka paralajmëruar për një rrezik nëse fiton sërish Trump.

“Idenë e Kosovës si "tryezë suedeze" për Serbinë, Batoni nuk e ka gjeneruar plotësisht nga mendja e vet, por nga tryezat ku ka marrë pjesë. Ka plot diplomatë perëndimorë që e mendojnë kështu, se për ta Kosova s'duhej të ekzistonte fare në hartën e Evropës. Prandaj, fitorja e mundshme e Trampit përbën rrezik real për fuqizimin e kësaj tendence” – ka shkruar Sulstarova.

Lajme të ngjashme