“Profesori” i Kurtit ironizon me Nismën e AAK-në, ua përmend kapërcimin e pragut
Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status të shkurtër, në të cilin është marrë me koalicionin parazgjedhor të AAK-së me Nismën Socialdemokrate.
Në shkrimin e tij, ai ka shtruar nëj pyethe ironike.
“Aleanca e Nismës për Ardhmërinë, apo Nisma e Aleancës për Ardhmërinë?” – pyeti në mënyrë ironike e sugjestive Sulstarova.
Tutje, Sulstarova, të cilin kryeministri Albin Kurti e kishte quajtur mik dhe profesor, në një koment e përmendi edhe kapërcimin e pragut.
“Nisma e Aleancës për Ardhmërinë e Kapërcimit të Pragut” – shkroi ai në një përgjigje për një komentues.