Profesori amerikan: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës sovrane, nëse dëshiron të bëhet anëtare e BE-së
Profesori amerikan, Charles Kupchan, është shprehur optimist se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen në një të ardhme të afërt. Ai ka deklaruar se palët duhet të "jenë të gatshme të bëjnë kompromise në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë dhe të integrohen ne strukturat e Bashkimit Evropian".
Sipas Kupchan, Serbia duhet ta pranoj "realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane" nëse dëshiron anëtarësimin në BE.
“Nëse Serbia e ka seriozisht se dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane atëherë nuk do të ketë alternativë tjetër përveç se ta pranoj realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Është shume e rëndësishme për sigurinë rajonit të Ballkanit Perëndimor që të normalizohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Palët duhet të jenë të gatshme të bëjnë kompromise në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë dhe të integrohen ne strukturat e Bashkimit Evropian. Unë konsideroj se propozimi i Francës dhe Gjermanisë ka qenë shumë i mirë për palët”, ka thënë ai për Tëvë 1.