Profesori amerikan: E ashtuquajtura njohje de facto nuk është njohje, marrëveshja është e keqe për Kosovën - NACIONALE

Profesori amerikan: E ashtuquajtura njohje de facto nuk është njohje, marrëveshja është e keqe për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, David Kanin, nuk beson se njohja de cakto e Kosovës nga Serbia do t`i zgjidh problemet në mes të dy shteteve.

Ajo ka bërë me dije se njohja de facto për të cilën po flitet nuk është njohje.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori amerikan ka thënë se me këtë marrëveshje Serbia vetëm do të tërhiqet nga ofensiva e diplomati për të dëmtuar Kosovën.

“Unë mendoj se nuk i zgjidh. Para së gjithash, nuk është njohje de facto. Ka njohje ose nuk ka njohje. Ajo që vërtet i kërkohet Serbisë, është të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare. Ajo, po ashtu, mund të tërhiqet nga përpjekjet për t’i bindur vendet që e kanë njohur Kosovën, ta çnjohin atë. Kjo nuk është njohje”, ka thënë ai.

Sipas tij, marrëveshja e fundit në mes të dy vendeve është shumë e keqe për Kosovën.

“Është e rëndësishme të kujtohet se Tajvani, për 30 vjet, ka pasur ulëse të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ashtu sikurse edhe Kina. Kur gjeopolitika ka ndryshuar, ajo ulëse nuk i ka ndihmuar Tajvanit fare. Serbia e di dhe Kosova e di që kjo marrëveshje është shumë e keqe për Kosovën. E ashtuquajtura njohje de facto nuk është njohje. Do të ishte një fitore modeste për Kosovën në aspektin diplomatik, pa pasur nevojë që Serbia të bëjë vërtet ndonjë gjë. Serbia do ta ruante mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të mund të bllokonte çdo rezolutë. Pra, kjo është marrëveshje e njëanshme. Kurti e di këtë dhe ka të drejtë”, ka deklaruar Kanin.

Lajme të ngjashme