Profesor Maloku: Nënshkruesi i Asociacionit, e fiton biletën e lëçitjes - NACIONALE

Profesor Maloku: Nënshkruesi i Asociacionit, e fiton biletën e lëçitjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Fadil Maloku ka thënë se nëse pushteti dhe opozita dëshirojnë të dalin faqebardhë para miqve ndërkombëtar përmes gatishmërisë se veprimit në koordinim me interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të perëndimit, ata duhet ta ‘afishojnë’ argumentin e munguar gjithëpërfshirës sociologjik për shkak kjo qasje do të ndihmonte në vënien në balancë “shpresën e kamotshme të Serbisë” si dhe njëkohësisht “ta lehtësojnë me këtë ide edhe “mirëmbajtjen” e miqësisë dhe të partneritetit afatgjatë me sponsorët e shtetësisë së Kosovës.”

Më tej, Maloku ka kritikuar opozitën për hezitim dhe “hiperkonformizem” të panevojshëm. Ai ka thënë se uron që dashuria ndaj Perëndimit “të mos konvertohet në “dashuri”e servilitet po as edhe në mentalitet fatalist skllavërues, por, të shndërrohet në partneritet”.

Sipas profesor Malokut, për ta zgjeruar përgjegjësinë vendimmarrëse për (mos)aprovimin e Asociacionit, nevojiten ekzaminime akademike, organizime publike qytetare, poashtu edhe miq të vërtetë ndërkombëtar që lobojnë interesat tona afatgjate.

Lajme të ngjashme