Profesor Maloku godet moderatorët kosovarë, por i qet vetëm gjashtë gra e asnjë burrë
Profesori universitar Fadil Maloku ka goditur moderatorët kosovarë, duke i vlerësuar si të paaftë në profesionin e tyre.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Shqipëria qëndron shumë më mirë se Kosova me moderatorë.
Sipas tij, moderimi nuk blihet, por është dhunti i e Zotit.
“Kosova katastrofë me moderator/e, por, jo edhe "regjisor/e". Tv-et kosovare krahasuar me ato të Shqipërisë, po "vuajnë" ende shumë nga komplekset sociale mediale! Ajo çfarë bie në sy janë; mungesa e ideve kreative...e sidomos mënyra e qasjes ndaj programeve sociokulturore. Koka të dhemb, kur shikon aktrime amatoreske, të ca kinse moderatorëve/moderatoreve. Moderimi, o njerëz është dhunti e Zotit. Moderimi as nuk blihet e as nuk shitet! Kosova,i ka keq punët me moderator/e, por, jo edhe "regjisor/e"!🤔 Merrni pak mësim, nga maestro Adi Krasta!”, ka shkruar Maloku, duke i postuar fotografitë e disa moderatorëve tw njohur shqiptarë.