Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Behrami: Shtyrja eventuale e verdiktit është kalkulim politik
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Berhami, ka vlerësuar se shtyrja eventuale e verdiktit për ish-krerët e UÇK-ja nga Gjykata Speciale kalkulim politik.
Ai ka shprehu shpresën e tij se Dhomat e Specializuar në Hagë ta marrin vendimin e tyre brenda afatit të përcaktuar kohor.
Në një intervistë për TËVË1, ai ka thënë se shtyrja e vendimit do të krijonte pasiguri dhe mosbesim.
“Shpresoj që Gjykata Speciale do ta respektojë afatin tre mujor, i cili është i përcaktuar dhe nuk do të kërkojë shtesë për të shpallur vendimin, sepse çdo kërkesë për shtyrje të afatit rritë pasigurinë, mosbesimin e thellë të shoqërisë ndaj kësaj Gjykate, dhe po ashtu mund të rritë edhe gjasat për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Trupi gjykues duhet ta bëjë një balancë në krejt këtë proces dhe të paktën të vjen një verdikt në këtë tre mujor ashtu siç parashihet që i bie deri më 18 maj. Çdo tendencë për ta shtyrë për verë verdiktin është kalkulim politik i Gjykatës. Gjykata nuk duhet të kalkulojë politikisht, por duhet të përqendrohet vetëm në atë që është diskutuar në sallë”, është shprehur Behrami.