Problem i çuditshëm në Indi: Dronë me drogë në shishe të “Coca-Cola”-s nga Pakistani - NACIONALE

Problem i çuditshëm në Indi: Dronë me drogë në shishe të “Coca-Cola”-s nga Pakistani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat kufitare të Indisë po ballafaqohen me rast të pashembullt të “kërcënimit me dronë” që po e kalojnë kufirin nga Pakistani, duke e përkeqësuar krizën e drogës në shtetin indian, Punjab, dhe duke ngritur problem serioze të sigurisë.

Zyrtarët e forcave kufitare indiane në kufirin shtetëror të Punjab-it i thanë gazetës “The Guardian” se kishin penguar 90 dronë nga Pakistani deri më tani gjatë vitit 2023, që është numri më i madh që është regjistruar ndonjëherë. Ata thonë se numri i dronëve po rritet çdo muaj.

Shumica e dronëve kishin ngarkesa me opium dhe heroinë, me gjasë që kanë prejardhje nga Afganistani, por me disa janë hedhur armë, përfshirë pistoleta dhe pushkë të prodhimit kinez.

Disa prej këtyre dronëve ishin deri në 2,4 metra të gjerë dhe kishin kamera me rezolucion të lartë. Ata janë zbuluar deri në 12 kilometra brenda kufirit të Indisë. Droga shpesh futet në qese të vogla ose në shishe të “Coca-Cola”-s.

Duke e marrë parasysh antipatinë e gjatë mes dy shteteve fqinje me armë bërthamore, të cilat kanë luftuar mes vete katër herë, zyrtarët kufitarë indianë thonë se rritja e numrit të dronëve që po vijnë nga Pakistani – duke përdorur teknologji gjithnjë më të avancuar – paraqet rrezik të konsiderueshëm ndaj sigurisë.

Lajme të ngjashme