Prizreni "bllokohet" brenda pak orëve pas reshjeve të shiut - NACIONALE

Prizreni "bllokohet" brenda pak orëve pas reshjeve të shiut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa zona në Kosovë kanë përjetuar rrebeshe shiu gjatë ditës së sotme, pasi temperaturat shënuan rënie për herë të parë pas disa javësh.

Stuhi shiu, të shoqëruara nga erëra të forta, përfshiu shumë rajone.

Peja u përball me rrebeshe të konsiderueshme, të cilat më vonë u shtrinë në rajonin e Prizrenit.

Mediat lokale "Prizreni Press" kanë shpërndarë imazhe pas reshjeve në këtë qytet, ku shihen rrugët e përmbytura nga uji.

Lajme të ngjashme