Prizrenasi i dehur tmerron klientët e një lokali: Hynë me thikë dhe i kërcënon
Një qytetar në Prizren gjatë ditës së djeshme, në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal me thikë.
Thikën ua ka drejtuar klientëve duke i kërcënuar. I njëjti është arrestuar nga Policia dhe atij i janë gjetue dhe substanca narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Sheshi Shatërvan, Prizren 22.07.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në gjendje të dehur me një thikë në dorë ka hyrë në një lokal dhe ka drejtuar thikën në drejtim të klientëve. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar thika, 0.7 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.