Prizren: Paraburgim njëmujor edhe për pesë të dyshuar për krime zgjedhore - NACIONALE

Prizren: Paraburgim njëmujor edhe për pesë të dyshuar për krime zgjedhore

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren ka mbajtur të premten tri seanca dëgjimore, lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ndaj katër të pandehurve, A.Sh., I.B., B.S. dhe H.P., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më 28 shkurt 2026. Ata dyshohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Ndërkohë, ndaj të pandehurit të pestë, N.B., është caktuar gjithashtu paraburgim njëmujor, me afat deri më 28 shkurt 2026, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajme të ngjashme