Pritjet në kufi bien ndjeshëm – vetëm në disa pika ka vonesa
Koha e pritjes në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë është reduktuar ndjeshëm, nga mbi një orë më parë, në vetëm 5 minuta aktualisht.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në shumicën e pikave kufitare nuk raportohen vonesa më të gjata se 5 minuta për hyrje apo dalje.
Megjithatë, përjashtim bëjnë disa pika kufitare. Në Jarinjë, pritjet për hyrje variojnë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa në Merdarë ato shkojnë deri në 10 minuta.
Për dalje nga Kosova, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Muçibabës, ku qytetarët po presin rreth 40 minuta.