Pritjet mbi 1 orë në Merdar, mërgimtarët po kthehen
Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.
Raportohen pritje deri një orë e 20 minuta në Merdarë dhe deri 15 minuta pritje te Dheu i Bardhë.
Përditësimi i fundit ishte në ora 08:00 të mëngjesit.