Pritje deri në 7 orë në Merdare, reagon Qendra për Menaxhimin Kufitar: Pala serbe po e neglizhon punën - NACIONALE

Pritje deri në 7 orë në Merdare, reagon Qendra për Menaxhimin Kufitar: Pala serbe po e neglizhon punën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka reaguar në lidhje me kolonat që janë krijuar në pikat kufitare, ku tashmë bashkatdhetarët janë duke u kthyer në vendet e tyre të punës.

Qendra për Menaxhimin Kuftare kanë thënë se në pikën në Merdare janë krijuar kolonat deri në 7 orë dhe kolonat janë deri në katër kilometra të gjeta, duke shtuar se kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së palës serbe në kontrollin kufitar.

Tutje në njoftim thuhet se nga pala serbe janë duke punuar vetëm dy zyrtarë policor dhe sipas tyre janë duke bërë çmos që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare që të ndikojnë te pala serbe për të rritur kapacitetet.

Postimi i plotë:

Njoftim i opinionit për situatën në PKK Merdarë dhe PKK tjera:

Ju njoftojmë se pritjet në dalje për në Serbi ne PKK Merdarë janë deri në 7 orë dhe kolona 4 kilomtra e gjatë. Kjo për neglizhencën e palës serbe në kontrollin kufitar. Pala serbe është duke punuar vetëm me 2 zyrtar policor, njëri po merret me nje korsi të autobusëve ndërsa tjetri me katër korsi të veturave.

Nga këto të dhëna besojmë se e kuptoni se si është gjendja dhe ku qëndron pengesa.

Ju njoftojmë se në bashkëpunim me patnerët ndërkombëtar jemi duke bërë çmos që të ndikojnë te pala serbe që të rrisin kapacitetet dhe te mundësojnë qarkullim më të shpejtë.

Ju falënderojmë për bashkëpunim! Rrugë të mbarë!

Lajme të ngjashme