Pritje deri në 4 orë për dalje në Merdar e tri orë në Mutivodë
Kthimi i mërgimtarëve në vendet ku punojnë ka rikthyer kolonat në kufi. Në pikat kufitare në Merdar dhe Mutividë po vazhdojnë pritjet e gjata me disa orë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, aktualisht pritjet më të gjata janë në Merdarë. Në këtë pikë kufitare për të dalë nga territori i Kosovës pritjet janë deri në 4 orë.
Ndërkohë, në pikën kufitare Mutivodë në dalje pritjet janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë.
Sipas këtyre të dhënave, në pikat tjera kufitare pritjet janë relativisht të vogla.
