Ardhja e mërgimtarëve: Pritje deri në 30 minuta në pikën kufitare Dheu i Bardhë
Mërgimtarët tashmë kanë filluar të vijnë në Kosovë, në një numër të madh. Kjo po vërehët edhe në pritjet të cilat kanë filluar të bëhen në pikat kufitare, më saktësisht në atë të Merdarës dhe Dheut të Bardhë.
Tek pika kufitare e Dheut të Bardhë, ende vazhdon të ketë pritje deri në 30 minuta në hyrje. Përderisa në dalje pritjet janë deri në 10 minuta.
Ndërsa në Mërdarë, siç kishte në mëngjes pritje deri në 40 minuta, në këtë moment që po raportojmë pritjet janë zvogëluar, dhe janë deri në 10 minuta në hyrje.
Përderisa në dalje në këtë pikë kufitare, pritjet janë deri në 5 minuta.
E në pikat e tjera pritjet janë maksimumi deri në 5 minuta në hyrje e po ashtu edhe në dalje.