Pritet vendimi për rastin e Gllogjanit, shtohen masat e sigurisë në Gjykatën Themelore në Pejë
Pak para se të merret vendimi për rastin e Gllogjanit, janë shtuar masat e sigurisë në Gjykata Themelore në Pejë.

Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj akuzohen për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 nëntor 2021, kur një autobus që transportonte nxënës të shkollave të mesme nga Gjakova për në Deçan u sulmua me armë zjarri në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit.

Në këtë rast kishin mbetur të vdekur shoferi i autobusit, G.Gj., si edhe dy nxënës, L.H., 17 vjeç, dhe G.M., 17 vjeç.
Rasti i vrasjes së trefishtë në Gllogjan kishte ndodhur më 26 nëntor 2021.
Gazeta Nacionale është duke raportuar nga Gjykat Themelore në Pejë dhe do t'ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me këtë rast.