Prishtinë: Tentohet të dhunohet një shtetase e huaj nga i dashuri i saj
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar shtetas të huaj pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe dhunuar të dashurën e tij.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNIM NË TENTATIVË
Prishtinë 01.07.2022 – 23:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte tentuar ta dhunojë të dashurën e tij viktimën femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.