Prishtinë: Një person sulmohet nga të dyshuar, theret edhe me thikë - NACIONALE

Prishtinë: Një person sulmohet nga të dyshuar, theret edhe me thikë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një lëndim i rëndë trupor është raportuar në Prishtinë.

Një person është sulmuar nga dy të dyshuar, madje duke u therur edhe me thikë.

Njoftimi:

Rr. Muhamet Qami, Prishtinë / 19.04.2026 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sulmuar nga dy të dyshuar të cilët gjenden në arrati, dhe therur me mjet të mprehtë- thikë. Si pasojë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Lajme të ngjashme