Prishtinë: I dyshuari e mori veturën me qira, e shiti në Serbi
Një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj është raportuar në Prishtinë.
Një qytetar ka marrë veturën me qera, dhe e ka shitur në Serbi.
SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ
Prishtinë / 07.05.2026-22:55. Ankuesi mashkull kosovar me 12.05.2026 ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me datë 04.05.2026 nga ankuesi kishte marrë me qera veturen me targa vendore dhe sipas tij me të njëjtën veturë dyshohet se pasi është futur në territorin e serbisë, të njëjtën e ka shitur atje në një auto servis. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.