Prishtinë: Dy fëmijë raportohen të zhdukur
Dy fëmijë, djalë e vajzë, janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh.
PERSON I ZHDUKUR
Prishtinë 03.03.2025 – 11:20. Më datën e lartcekur dy ankuese femra kosovare, kanë lajmëruar në polici se më datë 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar.