Prishtinasin e rrëmbejnë tre persona, e fusin në veturë dhe i kërkojnë 8 mijë euro - NACIONALE

Prishtinasin e rrëmbejnë tre persona, e fusin në veturë dhe i kërkojnë 8 mijë euro

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është rrëmbyer nga tre persona të panjohur në Prishtinë.

Sipas policisë, ai është rrëmbyer derisa ka qenë në rrugë. Të dyshuarit e kanë futur në veturë ku nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar 8 mijë euro ndërsa ia kanë grabitur 125 euro.

Raporti i plotë i PK-së:

RRËMBIM

Prishtinë, 16.07.2022-15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet , rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Lajme të ngjashme