Prishtinasi sulmon fizikisht gruan dhe vajzën e tij në Prishtinë, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet për dhunë në familje.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe vajzën.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE/Prishtinë 04.03.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
