Prishtina Parking ndryshon orarin për parkingjet në Zonën 1
Prishtina Parking ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët.
Sipas njoftimi të tyre, bëhet e ditur se ka ndryshuar orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1, duke filluar nga ora 7:00 deri në orën 23:00, nga e hëna deri të shtunën.
Postimi i plotë:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën.
