Prishtina pa rrymë: Hamza mban konferencë për media pa drita e zërim - NACIONALE

Prishtina pa rrymë: Hamza mban konferencë për media pa drita e zërim

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur konferencë për media pa drita e zërim.

Kjo pasi një pjesë e madhe e Prishtinës po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Në konferencë, Hamza ka thënë se kjo tregon që Kosova është në krizë.

“Fatkeqësisht, na nuk kemi energji elektrike, nuk kemi zërim, drita dhe pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës po përballet me reduktime. Kjo tregon peshën dhe rëndësinë e këtij prioriteti që ka PDK. Gjithandej Kosovës kah do që po lëvizim, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, njerëzit e kanë një konstatim, Kosova është në krizë, dhe kjo ka një adresë, kryeministri aktual dhe qeveria aktuale”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme