Prishtina kompleton transferimin e Ardi Ajdinit - NACIONALE

Prishtina kompleton transferimin e Ardi Ajdinit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mbrojtësin Ardi Ajdini.

Ajdini së fundmi ishte pjesë e 2 Korrikut, derisa ka paraqitje edhe për Kosovën U17.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“𝑴𝒊𝒓𝒆̈𝒔𝒆𝒗𝒋𝒆𝒏 𝑨𝒓𝒅𝒊 𝑨𝒋𝒅𝒊𝒏𝒊!

FC Prishtina dhe mbrojtësi Ardi Ajdini kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim me ç'rast kanë nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

Ajdini më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut ku edicionin e fundit i ka regjistruar 25 paraqitje me ekipin në Ligën e Parë dhe një ndeshje në Kupën e Kosovës teksa e ka realizuar një gol.

19-vjeçari një edicion më parë (2020/21) ka luajtur edhe te Besa e Pejës në Superligën e Kosovës teksa është paraqitur në 30 ndeshje dhe e ka realizuar një gol.

Ajdini që është produkt i 2 Korrikut ka qenë pjesë e Kosovës U-17, U-19 dhe U-21.

Ardi ndjehet i lumtur që i është bashkuar FC Prishtinës.

Ndjenja e të luajturit me Prishtinën - Për mua si prishtinas është kënaqësi dhe ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar të jem pjesë e klubit të qytetit tim dhe gjithashtu edhe klubit më të madh në vend.

🎤𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐦 𝐦𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦𝐚𝐥 - Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe puna e neve futbollistëve është që të angazhohemi maksimalisht që të kthehemi në krye të tabelës.

🎤𝐎𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥 - Objektivi im është që ta shpaguaj besimin që klubi e ka treguar ndaj meje, unë do ta jap më të mirën nga vetja. Primare mbeten sukseset si ekip.

🎤𝐏𝐞̈𝐫 "𝐏𝐥𝐢𝐬𝐚𝐭" - Tifozëve të Prishtinës posaçërisht "Plisave" ju premtoj se do ta jap 100 përqind nga vetja dhe së bashku me shokët e ekipit dhe trajnerët do të arrijmë ta rikthejmë ekipin aty ku e ka vendin, në krye të tabelës”, shkroi klubi.