Prishtina dekorohet për Ramazan, pamje nga ndezja e dritave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se sonte janë ndezur dritat dekoruese për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai ka publikuar pamje, derisa ka uruar për fillimin e këtij muaji.
“Sonte, bashkë me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndezëm dritat dekoruese në Kryeqytet!
Le të shërbejë ky muaj si një mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ndarë më shumë mirësi dhe për të kultivuar vlera që e bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë dhe më njerëzore.
Ramazan të begatë për të gjithë” – ka shkruar Rama.