Prishja e koalicionit LDK-VV në Mitrovicë, Kamberi: Me informatat që i kam nuk ka diçka në këtë drejtim - NACIONALE

Prishja e koalicionit LDK-VV në Mitrovicë, Kamberi: Me informatat që i kam nuk ka diçka në këtë drejtim

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës, Safet Kamberi, i cili vije nga radhët e LDK-së, ka komentuar raportimet për prishjen e koalicionit të LDK-së me VV-në në Mitrovicë.

Ai ka bërë me dije se me informacionet që ka nuk ka diçka të re në këtë drejtim.

Në një prononcim për “Express”, Kamberi nuk ka dhënë shumë detaje.

“Meqenëse unë nuk jam anëtar i kryesisë së degës, s’jam pjesë e strukturave udhëheqëse, por me informatat që i kam nuk ka diçka në këtë drejtim”, ka thënë ai, duke shtuar se zyrtarët e të dy partive janë në komunikim.

“Më herët është takuar kryetari i degës me kryetarin e komunës, kanë folur rreth modaliteteve e përfaqësimit të LDK-së në qeverisje lokale, por s’ka diçka të tillë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme