Prindoni në rolin e analistit, tregon mesazhin “e qartë” të Vuçiqit: Po kërkojnë alternativa për BE-në - NACIONALE

Prindoni në rolin e analistit, tregon mesazhin “e qartë” të Vuçiqit: Po kërkojnë alternativa për BE-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prindon Sadriu, bashkëshort i presidentes Vjosa Osmani, është marrë sot me një temë të politikës ndërkombëtare.

Sadriu ka shkruar në lidhje me samitin e BRICS-it që është mbajtur në Moskë të Rusisë.

Më saktë, Sadriu ka përmendur pjesëmarrjen e Serbisë në këtë takim.

Tutje, ai ka shtruar një “kërkesë” publike ndaj BE-së dhe aleatëve perëndimor.

“Dërgimi i zyrtarëve të nivelit të lartë pro-Kremlinit në samitin e BRICS në Moskë është një përpjekje e hapur e Serbisë për të shantazhuar BE-në. Është koha që BE-ja dhe aleatët perëndimorë të ndalojnë përdorimin e stimujve për rrugën e Serbisë në BE. Mesazhi i Vuçiqit është i qartë: ata po kërkojnë alternativa për BE-në” – ka shkruar ndër të tjera Sadriu.

Lajme të ngjashme