Prindon Sadriu krenohet me Vjosa Osmanin: Komandantja supreme
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, po qëndron në Kroaci, në një vizitë zyrtare në këtë shtet aleat të Kosovës, ku ka takuar krerët e këtij shteti.
Gjatë vizitë së saj, zonja Osmani ka qëndruar në një kompani për prodhimin e armëve në Kroaci.
Fotografinë e Osmanit, e ka shpërndarë edhe Prindon Sadriu, burri i Osmanit, që ndryshe njihet edhe si “Zotëriu i Parë”.
“Komandantja Supreme” – ka shkruar Sadriu në mbishkrimin e fotografisë, ku Osmani shihet më një automatik në dorë duke marrë shenjë.