Prevlukaj çpluhuros arkivin e VV-së, ua peshon fjalët me gjendjen e sotme
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prevlukaj, ka çpluhurosur arkivat e Vetëvendosjes dhe komunikatat e tyre ‘apokaliptike’ duke ua peshuar fjalët me gjendjen e sotme.
Në foton e postuar e keni një pjesë të shkëputur nga deklarata e partisë Vetëvendosje, postuar më 4 Prill 2015 ku veç tjerash thuhet: “(...)Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike. Drejtësia në Kosovë është uzurpuar, po ashtu televizioni publik është kthyer në zëdhënës të Qeverisë”.
E mu këtu Prevlukaj e hodhi në perspektivë të sotit, për ta dhënë që Vetëvendosja, atë çka e denonconte sot e ushtron.
“Disa vite me pas, me ardhjën e tyre në pushtet, varfëria është shtuar, çmimet janë rritur, punësohen të afërmit e tyre, faturat e energjisë kanë prekur kulmin dhe RTK-ja si televizion publik është bërë organ propagandues për qeverinë”, shkroi ai.