Pretendimi i Qokut të Kurtit: Shqiptarët janë evropianë, vetëm kur s’korruptohen si VV-ja
Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar ecjen përpara të Kosovës në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Qoku, që është kandidat për deputet në Maqedoni të Veriut me opozitën shqiptare, ka bërë një pretendim të çudishëm.
Ai ka pretenduar se “shqiptarët janë europianë – vetëm kur nuk korruptohen, si Vetëvendosja!”.
Si duket, Qoku ka harruar dyshimet për korrupsion të Martin Berishajt e Rrozeta Hajdarit, të cilët u intervistuan nga prokuroria ditë më parë.