Pretendimi i Kurtit për 87 mijë vende pune, Bajrami: E pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamufolojnë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Kurti në lidhje me pretendimin se nga viti 2019 deri në vitin 2023, janë krijuar mbi 87,000 vende të reja pune.
Bajrami ka akuzuar Kurtin se ka rritur numrin e vendeve të punës për 29 mijë.
Ajo ka argumentuar se nëse merren numrat e Trustit Pensional, që sipas saj është me i besushëm se Administrata Tatimore, numri mesatar i llogarive aktive është 331 555, derisa në vitin 2021 kjo shifër ishte 315 722.
Bajrami ka thënë se pretendimi i Kurtit është "një pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamufolojnë dezinformuesit qeveritarë".