Pretendimet për keqtrajtim të një serbi në veri, IPK nis hetimet - NACIONALE

Pretendimet për keqtrajtim të një serbi në veri, IPK nis hetimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Media serbe dhe organizata jo-qeveritare në veri kanë pretenduar se Policia e Kosovës ka keqtrajtuar një qytetar të kombësisë serbe në Mitrovicë të Veriut mbrëmë – gjë që policia e ka mohuar dhe shpjeguar rastin.

Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se simbas detyrës zyrtare ka nisur hetimet mbi pretendimet e bëra rreth rastit.

“Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga policia e të cilat pretendime që janë bërë publike sot në medie të ndryshme dhe ka pasur një reagim nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme