Presidentja viziton komunën e Dragashit: Sharri ka traditë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar komunën e Dragashit ku është pritur nga Kryetari Bexhet Xheladini. Sipas Presidentes në këtë takim u diskutua për projekte që po ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë.
E plote:
Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën pitoreske të Dragashit.
Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë. E falënderoj për mikpritjen e tij, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.