Presidentja ua plotësoi qejfin, Murati: Vendim i duhur 28 dhjetori, dalje më e madhe
Hekuran Murati ka reaguar pas caktimit të datës së zgjedhjeve.
Postimi:
Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.
Na priftë e mbara!