Presidentja takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutohen zhvillimet e fundit - NACIONALE

Presidentja takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutohen zhvillimet e fundit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

“Në përmbyllje, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë, si dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në vazhdë të kësaj, u diskutua edhe për përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën e Presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, siç është diskutuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Lajme të ngjashme