Presidentja s’po e dekreton Kryeprokurorin, Lumezi: Nuk ka kohë për të pritur - NACIONALE

Presidentja s’po e dekreton Kryeprokurorin, Lumezi: Nuk ka kohë për të pritur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash e gati një vit e ka në tavolinë emrin e Kryeprokurorit të ri.

Megjithatë, për shkak të kritikave rreth procesit, Osmani ende nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në këtë pozitë.

Për këtë çështje ka folur Ish-kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili thotë se prokuroria nuk ka kohë të presë më.

“Prokuroria e Shtetit nuk ka kohë për të pritur, për disa ditë do të bëhet një vit që është dërguar propozimi nga KPK tek Presidentja e shtetit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ende nuk e kemi finalizimin e këtij procesi”, thotë Lumezi

Lumezi kërkon nga Presidentja Osmani që të respektohet vlerësimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke u dekretuar kandidatin që e kanë propozuar këta të fundit.

“Propozimi i KPK-së i cili është i vetmi vlerësuesi dhe matës i integritetit dhe profesionalizmit të kandidatit të propozuar duhet të respektohet nga Presidentja dhe sa më parë pas përfundimit të procedurave gjyqësore është dashur të emërohet Kryeprokurori i ri i Shtetit, duke i respektuar kompetencat Kushtetuese për të siguruar funksionimin harmonik të organit të akuzës, i cili është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale”, tha ish kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi

Lumezi për Front Online u shpreh optimist se presidentja e vendit do t’i shërbejë drejtësisë.

“Besoj që Presidentja e Republikës do t’i shërbej drejtësisë dhe ndërtimit të një sistemi prokurorial të drejtë dhe të pavarur”, deklaroi Lumezi

Lajme të ngjashme