Presidentja për herë të parë flet si "unifikuese", Prindoni ia bën "zemër" - NACIONALE

Presidentja për herë të parë flet si "unifikuese", Prindoni ia bën "zemër"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale pak çaste më parë transmetoi reagimin e presidentes Osmani sa u përket grevave.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ajo kërkoi dialog, teksa pranoi faktin se zyra e saj po angazhohet maksimalisht për të lehtësuar dialogun mes palëve.

"Si Presidente e vendit, jam për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve dhe rritjes së cilësisë në arsim duke e ditur se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti e shoqërie të suksesshme. Por, jam në anën e nxënësve. E drejta u takon vetëm atyre! Atyre duhet t`ua ofrojmë dhe mbrojmë të drejtën për edukim dhe arsimim! E grevës duhet t`ia zë vendin dialogu!Zyra ime ka kontaktuar me të gjitha palët dhe po angazhohet për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme që ka në fokus interesin e nxënësve dhe të gjithë sistemit arsimor", shkroi ndër të tjerash ajo.

Është interesant fakti se në postimin e saj as kësaj radhe nuk mungoi zotëriu i parë. Madje, ai "mori guximin" edhe të reagojë me "zemër".

Kujtojmë se Prindon Sadriu shpeshherë është bërë pjesë e ballinave të mediave, shkak i skandaleve dhe mbështetjes së tepruar "online" për bashkëshorten e tij, siç ishte rasti i kritikave ndaj mediave.

Lajme të ngjashme